Haaland, kapiteni i ri i Manchester City? Sipas rregullave të Maresca, është e vështirë…

Haaland, kapiteni i ri i Manchester City? Sipas rregullave të Maresca, është e vështirë…

Pas largimit të Bernardo Silva drejt Real Madridit, Manchester City po kërkon kapitenin e ri. Në listë janë Rodri, i cili mund të transferohet te Barcelona, Ruben Dias, Phil Foden dhe Erling Haaland. Ndryshe nga Guardiola, që ia linte zgjedhjen të gjithë skuadrës, trajneri i ri Enzo Maresca do ta vendosë vetë kapitenin, duke zbatuar një rregull që e ka përdorur edhe më parë: “Si te Leicester, ashtu edhe te Chelsea kisha një rregull. Kur shënonim gol, kapiteni duhej të vinte në stol, jo për të festuar, por për të marrë udhëzime. Nëse kapiteni shënon, është normale që të festojë”. Kjo e vështirëson zgjedhjen e Haaland, duke pasur parasysh numrin e madh të golave që shënon. Vetë Maresca tha: “Nëse Erling është kapiten, dreqin, atëherë...