Përvëlohet planeti/ Eksperti: Njerëzimi po i afrohet kufirit të durimit biologjik

Përvëlohet planeti/ Eksperti: Njerëzimi po i afrohet kufirit të durimit biologjik

Valët e të nxehtit po bëhen gjithnjë e më të shpeshta dhe më të forta, ndërsa qytetet përballen me një sfidë që nuk mund të zgjidhet vetëm me kondicionerë dhe teknologji. Gjeologu dhe studiuesi italian Mario Tozzi paralajmëron se aftësia e njerëzimit për t’u përshtatur me temperaturat ekstreme ka kufij. Sipas tij, teknologjia mund të ndihmojë për të përballuar situatat kritike, por nuk mund të jetë zgjidhja afatgjatë. Një nga problemet kryesore lidhet me mënyrën se si janë ndërtuar qytetet moderne. Betoni dhe sipërfaqet e asfaltuara grumbullojnë nxehtësi, ndërsa mungesa e gjelbërimit e përkeqëson edhe më shumë efektin e temperaturave të larta. Tozzi propozon një transformim të hapësirave urbane: më shumë pemë, parqe dhe korridore të gjelbra, më pak beton dhe rikthim të sipërfaqeve që...