65-vjeçari përplaset nga autobus, dërgohet me helikopter drejt Traumës
Një 65-vjeçar ka mbetur i plagosur rëndë pasditen e kësaj të marte, pasi është përplasur nga një autobus në aksin nacional Delvinë-Sarandë. I plagosuri, Agim Vocka, banor i fshatit Bajkaj, u transportua fillimisht në Spitalin e Sarandës, por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore u vendos që të dërgohej me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Aksidenti ndodhi në kthesën që të çon drejt fshatit Bajkaj, pranë një pike karburanti. Sipas të dhënave paraprake, autobusi i linjës Delvinë-Sarandë, me drejtues Vangjel Zoton, ka përplasur 65-vjeçarin, i cili po lëvizte në këmbë. Pas aksidentit, drejtuesi i autobusit është larguar nga vendngjarja, por u kap më vonë nga shërbimet e Policisë së Delvinës. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Qarkullimit Rrugor të Sarandës, të cilat...
Burimi:
ntv.al