Vllaznia-Egnatia, moment kritik për titullin në “Air Albania” në Tiranë
Adriatik BALLA Ndeshjet e Final Four, për xhiron e dytë të kësaj minifaze, do të rikthehen këtë fundjavë me dy takime që janë thuajse vendimtare për fatet e titullit. Disfata në xhiron e parë i ka bërë shkodranët të futen në një dëshpërim moral, por edhe të reflektojnë për pasojat. Ndërkohë që Dinamo e cila i mundi ata po sheh të thyejë edhe Elbasanin këtë fundjavë. Megjithatë, dueli i parë në radhë është Vllaznia-Egnatia, të cilat përballen këtë të shtunë në stadiumin “Air Albania” në një nga sfidat më të forta të fazës “Final 4” të “Abissnet Superiore”, një duel që pritet të ketë peshë të madhe në garën për titullin kampion dhe të ndikojë drejtpërdrejt në ecurinë e sezonit. Dy skuadrat vijnë në këtë...
Burimi:
sot.com.al