Trajneri italian flet me superlativa për Shpendin: E ka në gjak nuhatjen për golin
Domeniko Toskano ka folur me superlativa për Kristian Shpendin. Trajneri italian ka dhënë një intervistë për “Tuttocesena.it”, ku e ka konsideruar Shpendin një sulmues modern. Ai ka deklaruar se lojtari shqiptar e ka në gjak nuhatjen për golin dhe se ka bindjen që përpara e pret një tjetër sezon me arritje të mëdha. “Kristiani, ashtu si vëllai i tij Stiveni, është një sulmues modern. Një sulmues që e ka në gjak nuhatjen për gol. Shpresoj, për të mirën e Çezenës, që ai vërtetë të mund të qëndrojë me bardhezinjtë. Ai ka shënuar numër dyshifrorë golash në divizionin e dytë për dy vjet. Jam i bindur se, me kusht që të mos ketë probleme fizike, do të arrijë gjëra të mëdha edhe këtë sezon të ri”,...
Burimi:
sportekspres.com