Fluks në Portin e Vlorës, vijnë mijëra emigrantë e turistë! Trafik i rënduar në qytet
Sezoni turistik ka kapur pikun ndaj mijëra emigrantë por dhe turistë po vijnë për pushime në vendin tonë. Nga Brindisi i Italisë kanë mbërritur në Portin e Vlorës, mëngjesin e së shtunës, 818 udhëtarë dhe mbi 200 mjete. Ndërsa me tragetin e pasdites pritet të vijnë dhe 1 e 100 pasagjerë të tjerë. Fluksi i portit i ndje menjëherë dhe në qytet, ku trafiku është mjaft i rënduar. Sakaq, dogana shqiptare bën të ditur se në Portin e Vlorës janë përpunuar rreth 8 mijë pasagjerë dhe mbi 2 mijë autovetura, gjatë javës së parë të gushtit (1-7 gusht). Fluksi pritet të vijojë i lartë edhe në ditët në vazhdim.
Burimi:
sot.com.al