Vendosen 1100 gjoba shpejtësie! Hita në terren: Në 1 vit u hoqën 1 mijë patenta

Vendosen 1100 gjoba shpejtësie! Hita në terren: Në 1 vit u hoqën 1 mijë patenta

Kryepolici Skender Hita zbriti në terren për të inspektuar masat e bluve për sigurinë rrugore. Ai bëri me dije se vetëm këtë javë, me mjetet inteligjente të policisë u vendosën 1.100 gjoba për shpejtësi, në disa raste me shoferë që kapin deri në 230 km/h. Në 1 vit tha Hita, janë më shumë se 1 mijë shoferë që u është hequr patenta prej mbarimit të pikëve. Ndërkohë 1 060 shoferë janë vënën nën hetim për mospasjen e lejeve të drejtimit. “Përgjatë kësaj jave, mjetet inteligjente kanë vendosur 1.100 masa administrative për shkelje të tejkalimit të shpejtësisë, që variojnë deri në 230 km/h. Ndërkohë, gjatë një viti, në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, janë 1.075 drejtues automjetesh, të cilëve iu është hequr leja e...