“PS e redukton reformën te numri i bashkive”/ Këlliçi shpalos propozimin e PD për reformën territoriale: Ja pikat kyçe!

“PS e redukton reformën te numri i bashkive”/ Këlliçi shpalos propozimin e PD për reformën territoriale: Ja pikat kyçe!

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, përmes një reagimi në rrjetet sociale, ka ngritur pyetjen mbi modelin e qeverisjes vendore që i shërben më mirë qytetarëve, duke bërë një paralelizëm mes qasjes së mazhorancës dhe asaj të opozitës për reformën administrative-territoriale. Sipas Këlliçit, ndryshimi kryesor qëndron te mënyra se si dy forcave politike e shohin pushtetin lokal. Ndërsa Partia Socialiste e redukton të gjithë procesin vetëm te numri i bashkive, Partia Demokratike kërkon një ndryshim gjithëpërfshirës të sistemit. “Cili model i qeverisjes vendore i shërben më mirë qytetarëve? PS thjesht e redukton reformën tek numri i bashkive, ndërsa PD e trajton reformën si reformë të gjithë sistemit të qeverisjes vendore, përmes krijimit të 100 bashkive. Ky është ndryshimi thelbësor,” shkruan Këlliçi. Deputeti i PD-së nëvizon...