Sherr në dhomën e ajrimit në burgun e Fierit, dy të burgosur përfundojnë në spital

Sherr në dhomën e ajrimit në burgun e Fierit, dy të burgosur përfundojnë në spital

Një sherr mes disa të burgosurve është regjistruar në burgun e sigurisë së lartë në Fier më dhomën e ajrimit. Burime nga Spitali Rajonal i Fierit dhe nga institucioni i vuajtjes së dënimit konfirmojnë se gjatë konfliktit dy të burgosur kanë mbetur të plagosur. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se të plagosurit janë goditur edhe me brisqe rroje. Pas nisjes së konfliktit, kanë ndërhyrë menjëherë forcat e sigurisë së burgut, të cilat kanë neutralizuar situatën dhe kanë rikthyer të burgosurit në qelitë e tyre. Dy të plagosurit janë transportuar drejt Spitalit të Fierit, ku kanë marrë ndihmën e parë mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.