U shpall i vdekur në dy spitale, futbollisti lëvizi në morg – Tani lufton për jetën
Një ngjarje e pazakontë dhe tronditëse ka përfshirë futbollin nigerian. Mbrojtësi Chinedu Ozor, lojtar i sapoafruar te Katsina United, u shpall i vdekur pasi humbi ndjenjat gjatë një ndeshjeje miqësore parasezonale kundër Niger Tornadoes. Sipas raportimeve të mediave nigeriane dhe deklarimeve të përcjella nga klubi, futbollisti u dërgua fillimisht në një qendër mjekësore dhe më pas në një spital tjetër. Në të dyja rastet, raportohet se mjekët konstatuan vdekjen e tij dhe lëshuan dokumentacionin përkatës. Pas këtij konfirmimi, trupi i Ozor u transportua në morg. Por pikërisht aty ndodhi e papritura: futbollisti shfaqi shenja jete dhe lëvizi dorën. Personeli ndërhyri menjëherë dhe e riktheu atë në spital. Ozor ndodhet në terapi intensive në Spitalin e Përgjithshëm të Katsinës, ku po mbahet me oksigjen dhe mjekët...
Burimi:
ntv.al