Flakët afrohen te banesat, nis evakuimi në Krujë
Ka nisur evakuimi i banorëve në lagjen “Abaze” të Krujës, pas përhapjes së zjarrit dhe rritjes së rrezikut për banesat që ndodhen pranë zonës së prekur nga flakët. Forcat e Policisë kanë nisur largimin e banorëve nga banesat më të ekspozuara, veçanërisht në pjesën pranë malit, ku autoritetet vlerësojnë se ekziston mundësia e përhapjes së mëtejshme të zjarrit. Ndërkohë, strukturat e emergjencave dhe shërbimet zjarrfikëse vijojnë ndërhyrjen në terren, ndërsa prioritet mbetet siguria e banorëve dhe parandalimi i përhapjes së flakëve drejt zonave të banuara. Nisjen e evakuimit e ka bërë të ditur edhe ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Aulon Kalaja, përmes një videoje të publikuar në rrjetet sociale. Sipas tij, policia ka nisur nxjerrjen e banorëve nga banesat dhe evakuimi është përqendruar në...
Burimi:
ntv.al