Territorialja ‘ndez’ gjakrat, Rama përzë nga mbledhja kryetaren e Bashkisë së Dimalit

Territorialja ‘ndez’ gjakrat, Rama përzë nga mbledhja kryetaren e Bashkisë së Dimalit

Takimi i Kryeministrit Edi Rama me kryetarët e bashkive në Kuç të Vlorës është shoqëruar me debate të forta lidhur me reformën administrative-territoriale dhe propozimin për bashkimin e disa njësive vendore. Sipas raportimeve, diskutimet kanë marrë tone të ashpra veçanërisht me drejtuesit e bashkive Poliçan, Dimal, Selenicë dhe Divjakë, të cilët kanë shprehur kundërshtime ndaj shkrirjes së njësive që drejtojnë. Një nga përplasjet raportohet të ketë ndodhur mes Ramës dhe kryetarit të Bashkisë së Poliçanit, Adriatik Zotkaj. Sipas raportimeve nga takimi, kryeministri i është shprehur Zotkajt se nuk duhej të ishte i pranishëm në mbledhje dhe ka kritikuar protestat e zhvilluara në Poliçan, përfshirë djegien e teserave të Partisë Socialiste. Zotkaj, i cili ka kundërshtuar publikisht bashkimin e Poliçanit, ka mbrojtur qëndrimin e tij duke...