4 orë e 30 minuta diskutime, Rama dëgjon kryebashkiakët për Reformën Territoriale

4 orë e 30 minuta diskutime, Rama dëgjon kryebashkiakët për Reformën Territoriale

Ka përfunduar pas rreth 4 orësh e 30 minutash takimi i Kryeministrit Edi Rama me kryetarët e bashkive, i zhvilluar në Kuç të Vlorës. Në fokus të diskutimeve ishte reforma administrative-territoriale dhe mënyra e organizimit të njësive vendore. Gjatë takimit, kryetarët e bashkive kanë paraqitur problematikat dhe sfidat me të cilat përballen në administrimin e njësive që drejtojnë. Diskutimet janë përqendruar edhe te ofrimi i shërbimeve publike dhe mundësitë për përmirësimin e funksionimit të administratës vendore. Një pjesë e diskutimit i është kushtuar reformës territoriale, zbatimit të saj ndër vite dhe nevojës për një organizim që, sipas pjesëmarrësve, të mundësojë administrim më efikas të bashkive. Në takim raportohet se kanë marrë pjesë rreth 20 kryetarë bashkish, mes tyre drejtuesit e Durrësit, Shkodrës, Elbasanit, Korçës, Beratit,...