U përlesh me Rüdiger, reagon Carreras: Incident pa rëndësi, gjithçka është mbyllur

U përlesh me Rüdiger, reagon Carreras: Incident pa rëndësi, gjithçka është mbyllur

6 Maj 2026 13:09 Alfred Lleshi Álvaro Carreras ka reaguar publikisht ndaj zërave për një përplasje fizike me Antonio Rüdiger te Real Madridi. Sipas raportimeve, mbrojtësi 23-vjeçar dyshohej se kishte pasur një incident në dhomat e zhveshjes mes ndeshjeve ndaj Alavés dhe Betis. Përmes një komunikate në rrjetet sociale, Carreras sqaroi situatën: “Ditët e fundit kanë dalë disa insinuata dhe komente për mua që nuk përputhen me realitetin. Angazhimi im ndaj këtij klubi dhe trajnerëve ka qenë maksimal që nga dita e parë dhe kështu do të vazhdojë”. Ai theksoi profesionalizmin e tij: “Që nga rikthimi, kam punuar me respekt dhe përkushtim maksimal. Kam luftuar shumë për të realizuar ëndrrën për t’u kthyer në shtëpi”. Sa i përket incidentit, Carreras u shpreh: “Bëhet fjalë për...