Banorët e Qafë Gjashtës 3 muaj pa ujë, mbledhja e Këshillit Bashkiak Sarandë dështon për mungesë të grupit të PD
Banorët e Qafë Gjashtës, që prej rreth tre muajsh thonë se janë pa ujë, dolën edhe një herë pa përgjigje. Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Sarandës, ku pritej të diskutohej pikërisht situata e furnizimit me ujë, dështoi për shkak të mungesës së këshilltarëve të grupit të Partisë Demokratike, ndërsa numri i pamjaftueshëm i anëtarëve të pranishëm bëri që ajo të shtyhej për një datë tjetër. Pika e parë e rendit të ditës parashikonte një informacion nga Shoqëria Rajonale Ujësjellës Kanalizime Sarandë mbi situatën e furnizimit me ujë, problematikat aktuale dhe masat e marra për garantimin e furnizimit të rregullt të qytetarëve. Pas shtyrjes së mbledhjes, banorët shprehën pakënaqësinë e tyre, duke thënë se po përballen prej muajsh me mungesën e ujit dhe se nuk po...
Burimi:
sot.com.al