Pro protestave, eurodeputetja Guarda – Ramës: S’kemi interesa personale, punojmë për të drejtat e qytetarëve shqiptarë

Pro protestave, eurodeputetja Guarda – Ramës: S’kemi interesa personale, punojmë për të drejtat e qytetarëve shqiptarë

Eurodeputetja italiane Cristina Guarda ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili pak ditë më parë akuzoi disa eurodeputetë që kanë mbështetur protestat në Shqipëri se kanë interesa dhe agjenda personale. Anëtarja e Delegacionit të Parlamentit Europian për marrëdhëniet me Shqipërinë ka mohuar këto akuza, duke theksuar se angazhimi i saj lidhet me standardet europiane, mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe interesin publik. “Jo Edi Rama, ne nuk kemi interesa personale”, është shprehur Guarda, duke publikuar një mesazh drejtuar kryeministrit shqiptar. Në reagimin e saj, eurodeputetja thekson se procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian duhet të ketë në qendër qytetarët dhe jo interesat e investitorëve apo spekulimeve ekonomike. Guarda bën të ditur se, në cilësinë e saj si pjesë e...