Fifa kundërpërgjigjet pas kritikave: Futbolli nuk është në shitje

Fifa kundërpërgjigjet pas kritikave: Futbolli nuk është në shitje

FIFA ka reaguar zyrtarisht pas kritikave të forta të ardhura nga UEFA, CONCACAF dhe konfederata të tjera, duke mohuar kategorikisht pretendimet se projekti i ri FIFA Forward Enterprise (FFE) synon privatizimin apo shitjen e futbollit. Në një deklaratë të publikuar në kanalet zyrtare, organizata thekson se respekton shqetësimet e ngritura nga konfederatat dhe se çdo vendim do të merret vetëm përmes një procesi konsultimi të hapur dhe demokratik me të gjitha federatat anëtare. FIFA kritikoi gjithashtu raportimet që, sipas saj, kanë keqinterpretuar përmbajtjen e projektit dhe kanë krijuar perceptimin se organizata synon të shesë kompeticionet e saj. “Askush nuk po e nxjerr futbollin në shitje dhe FIFA nuk do ta merrte kurrë në konsideratë një gjë të tillë”, thuhet në deklaratën zyrtare. Sipas FIFA-s, projekti...