Prek zemrat/ Ish-ylli holandez jep lamtumirën kapitenit legjendar Franco Baresi
Bota e futbollit vijon të nderojë kujtimin e legjendës së Milanit dhe Italisë, Franco Baresi, i cili u nda nga jeta në moshën 66-vjeçare. Lajmi ka sjellë reagime emocionale nga ish-bashkëlojtarë, klube dhe figura të njohura të futbollit botëror. Mes homazheve më prekëse është edhe ai i ish-yllit holandez Ruud Gullit, një prej protagonistëve të Milanit të madh të fundviteve ’80 dhe fillimit të viteve ’90. Në një postim në Instagram, Gullit shkroi: “Pusho në paqe Franco Baresi, përgjithmonë kapiteni im”, duke shoqëruar mesazhin me një fotografi ikonike nga ditët e lavdishme të kuqezinjve, ku ai mban mbi supe kapitenin legjendar gjatë festimeve në fushë. Baresi konsiderohet një nga mbrojtësit më të mëdhenj në historinë e futbollit. Ai kaloi të gjithë karrierën e tij me...
Burimi:
ntv.al