U eliminuan nga Belgjika, amerikanët i kërkojnë Trumpit të rikthejë Amerikën në Botëror

U eliminuan nga Belgjika, amerikanët i kërkojnë Trumpit të rikthejë Amerikën në Botëror

Eliminimi i Shteteve të Bashkuara nga Kupa e Botës ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale, ku një pjesë e tifozëve amerikanë kanë bërë me humor një kërkesë të pazakontë: që Presidenti Donald Trump të ndërhyjë për ta rikthyer kombëtaren në turne. SHBA i dha fund aventurës në Botëror pas humbjes së thellë 4-1 ndaj Belgjikës në fazën e 1/8-ve të finales, duke humbur mundësinë për të siguruar një vend në çerekfinale. Pas ndeshjes, shumë përdorues në rrjetet sociale iu referuan një rasti të mëparshëm që lidhej me sulmuesin Folarin Balogun. Sipas pretendimeve të shpërndara online, pas kërkesave për rishikim, FIFA kishte pezulluar dënimin e futbollistit, duke i mundësuar aktivizimin ndaj Belgjikës. Komentet me tone ironike nuk vonuan. Një tifoz shkroi: “SHBA mund ta...