ZYRTARE/ Kristjan Asllani prezantohet te sheikët, ndryshim i madh pas largimit nga Interi – Balkanweb.com – News24
Kristjan Asllani është zyrtarizuar tek Al Jazira në Abu Dhabi. Bëhet fjalë për huazim nga Interi me detyrim blerjen, nëse përmbushen disa kushte. Nëse Asllani regjistron 20 paraqitje gjatë sezonit, atëherë pritet të aktivizohet opsioni për blerjen e kartonit. Al Jazira shpenzoi 1,5 milionë për huazimin. Sa i përket blerjes së kartonit do të duhen edhe 5 milionë euro të tjera. Klubi i Abu Dhabit luan në kampionatin e Emirateve të Bashkuara Arabe. Sezoni sapo ka filluar dhe Al Jazira regjistron fitore në dy ndeshjet e para. Asllani u bashkohet disa lojtarëve të Kombëtares në Lindjen e Mesme. Kujtojmë se aty luajnë edhe Berat Gjimshiti, Nedim Bajrami dhe Jasir Asani. © BalkanWeb Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe...
Burimi:
gijotina.com