Tronditet Interi, Bastoni nën hetim për marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur

Tronditet Interi, Bastoni nën hetim për marrëdhënie seksuale me një vajzë të mitur

Mbrojtësi i Interit, Alessandro Bastoni, është vënë nën hetim nga Prokuroria e Milanos në kuadër të një hetimi për prostitucion me të mitur, bën me dije ‘Gazzetta dello Sport’. Futbollisti 27-vjeçar ka marrë njoftimin zyrtar për nisjen e procedimit penal dhe pritet të merret në pyetje në ditët në vijim. Emri i Bastonit lidhet me hetimin ndaj një agjencie eskortash në Cinisello Balsamo, e cila, sipas akuzës, organizonte mbrëmje dhe festa luksoze për klientë VIP, mes tyre edhe futbollistë. Ai është futbollisti i parë që hetohet në këtë çështje. Sipas dokumenteve hetimore, dyshohet se në qershor të vitit 2020 Bastoni ka pasur një takim me një vajzë që në atë kohë nuk kishte mbushur ende 18 vjeç. Hetuesit pretendojnë se kontakti është organizuar përmes një...