Trajneri/ Flik do të rinovojë me Barcelonën, dëshiron të fitojë Champions
Hansi Flik do ta vazhdojë punën te Barcelona, pasi trajneri gjerman arriti marrëveshje për vazhdimin e kontratës deri në vitin 2028. Tekniku “blaugrana” është shprehur shumë i lumtur në Katalonjë, duke thënë se ndihet “në vendin e duhur” dhe se objektivi i radhës tani është fitimi i Champions League. Pas triumfit në La Liga dhe rezultateve pozitive të ekipit, drejtuesit e Barçës vendosën ta blindojnë Flikun me një kontratë afatgjatë. Marrëveshja e përfshin edhe një opsion për zgjatje deri në vitin 2029, në varësi të objektivave sportive që do të arrihen në vitet e ardhshme. Vetë Flik e ka bërë të qartë ambicien e tij për të rikthyer Barçën në majën e futbollit evropian. “Jam në vendin e duhur. Tani dua Championsin”, ka thënë trajneri...
Burimi:
sot.com.al