Si fiton Premier League miliona euro nga e drejta televizive, La Liga as i afrohet
Adriatik BALLA Futbolli modern ka arritur në një pikë ku suksesi sportiv nuk ecën më paralelisht me triumfin financiar. Paradoksi është kaq i thellë sa sfidon çdo logjikë: tre klubet e rrëzuara nga Premier League në sezonin 2023/24, Bërnli, Shefield Junajtid dhe Luton Taun, morën secila rreth £49 milionë si pagesë “parashutë” vetëm në vitin e parë pas rënies. Ndërkohë, Barcelona, duke fituar titullin kampion në La Liga për sezonin 2024/25, do të arkëtojë rreth €57.84 milionë (afërsisht £46–48 milionë) si pagesën maksimale nga televizionet spanjolle. Rezultati? Bërnli i rënë nga kategoria fiton më shumë para se Barcelona kampione e Spanjës. Si funksionon sistemi i ashtuquajtur i “parashutës” në Angli? Ky absurditet financiar rregullohet nga mekanizmi unik i futbollit anglez i njohur si “parachute payments”....
Burimi:
sot.com.al