“Dëshmitari” nga Zupçi ndalet 48 orë, bëri deklarim të rremë për krimet në Zubin Potok

“Dëshmitari” nga Zupçi ndalet 48 orë, bëri deklarim të rremë për krimet në Zubin Potok

Një banor i fshatit Zupç, në komunën e Zubin Potokut, është ndaluar për 48 orë nga autoritetet e Kosovës, nën dyshimin se ka dhënë deklarim të rremë gjatë një hetimi për krime lufte. Sipas avokatit të tij, Milosh Deleviq, personi me inicialet D.V. u ndalua fillimisht në pikëkalimin kufitar të Bërnjakut dhe u shoqërua për t’u marrë në pyetje në cilësinë e dëshmitarit në hetimin që po zhvillon Prokuroria Speciale e Kosovës për krimet e luftës në Zubin Potok. Avokati tha se, pas dhënies së dëshmisë, prokurori vendosi të nisë procedurë penale ndaj tij për dyshimin e deklarimit të rremë, duke urdhëruar ndalimin policor deri në 48 orë. Prokuroria Speciale është duke zhvilluar hetime për krime lufte në komunën e Zubin Potokut, ku po kryhen...