Kontrollet e policisë rrugore në Elbasan/ Nëntë shoferë të kapur në gjendje të dehur, mbi 1700 gjoba në një javë
Sipas bilancit për periudhën 27 korrik – 2 gusht 2026, nga Policia e Elbasanit janë evidentuar 9 raste të veprës penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, të gjitha të lidhura me drejtimin e mjetit në gjendje të dehur. Nga këta drejtues, 3 janë arrestuar, ndërsa 6 të tjerë janë proceduar penalisht në gjendje të lirë. Gjatë kontrolleve janë vendosur gjithsej 1.787 masa administrative për shkelje të ndryshme të rregullave të qarkullimit rrugor. Numrin më të lartë e zënë shkeljet për tejkalim të shpejtësisë, me 1.000 gjoba, të ndjekura nga 301 masa për parakalime të gabuara. Po ashtu, Policia Rrugore ka ndëshkuar 32 drejtues mjetesh për përdorimin e celularit gjatë drejtimit, 14 për drejtim nën efektin e alkoolit, 85 për mosvendosjen e rripit të...
Burimi:
sot.com.al