Pasuri të sekuestruara dhe…/ Ministria e Drejtësisë dërgon në Francë kërkesën për ekstradimin e Ermal Beqirajt
Ministria e Drejtësisë ka nisur zyrtarisht procedurat për ekstradimin e Ermal Beqirajt nga Franca, duke konfirmuar zhvillimin që gazetarja Anila Hoxha, raportoi një ditë më parë, sipas të cilës kërkesa për ekstradim nuk ishte dërguar ende pranë autoriteteve franceze. Në një reagim zyrtar, Ministria bën me dije se firma për nisjen e kërkesës është hedhur sot dhe dokumentacioni është përcjellë pranë autoriteteve kompetente në Francë. “Ministria e Drejtësisë bën me dije se, në përputhje me legjislacionin shqiptar, marrëveshjet ndërkombëtare dhe procedurat e bashkëpunimit juridik me Republikën Franceze, ka përcjellë sot pranë autoriteteve kompetente franceze kërkesën për ekstradimin e shtetasit Ermal Beqiraj, të përcjellë nga organi procedues, së bashku me dokumentacionin përkatës“, thuhet në njoftimin zyrtar. Sipas Ministrisë, vijimi i procedurës do të zhvillohet në përputhje...
Burimi:
sot.com.al