“Rama ka humbur legjitimitetin”/ Aktivisti  zbulon ‘skenarët’: Diaspora e mobilizuar, protesta masive në gusht!

“Rama ka humbur legjitimitetin”/ Aktivisti zbulon ‘skenarët’: Diaspora e mobilizuar, protesta masive në gusht!

Aktivisti i diasporës shqiptare në Londër, Bledi Meti, deklaroi në një intervistë për mediat se protestat e organizuara nga shqiptarët brenda dhe jashtë vendit kanë tronditur, sipas tij, “themelet e regjimit autoritar” të kryeministrit Edi Rama. Meti bëri të ditur se muaji gusht është zgjedhur si periudha kur diaspora shqiptare, përveç rikthimit pranë familjeve, do të organizohet edhe në protesta dhe aktivitete qytetare. “Muajin gusht e kemi konsideruar si muaj feste dhe protestë. Më 14, 15 dhe 16 gusht do të zhvillohen aktivitete që mbështeten nga shqiptarët e Britanisë, por edhe nga komunitetet shqiptare në Gjermani, Francë dhe vende të tjera europiane,” u shpreh ai. Sipas Metit, një tjetër mobilizim është planifikuar për periudhën 12–19 shtator, të cilën ai e cilësoi si “kthimin e tretë”...