Tragjedi në Itali/ 33-vjeçari shqiptar humb jetën në aksident me motor, u hodh 50 metra nga përplasja

Tragjedi në Itali/ 33-vjeçari shqiptar humb jetën në aksident me motor, u hodh 50 metra nga përplasja

Një 33-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti të rëndë rrugor me motor, që ndodhi mbrëmjen e së martës, 4 gusht, në provincën e Pistoias, në Itali. Viktima është Maksim Sinani, i cili nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të rënda dhe ndërroi jetë gjatë natës në spital. Sipas mediave italiane, Sinani po udhëtonte me motorin e tij Kawasaki Z1000 në drejtim të Pistoias, së bashku me një grup motoristësh, kur u përplas ballë për ballë me një Volkswagen Tiguan që po vinte nga drejtimi i kundërt. Përplasja ishte jashtëzakonisht e fortë dhe si pasojë e goditjes, 33-vjeçari u hodh rreth 50 metra larg vendit të aksidentit. Ai pësoi dëmtime të shumta në trup dhe plagë të rënda në njërën këmbë, ndërsa motori i tij...