Rama xhiro me skaf në Dhërmi, aktivisti mesazh kryeministrit: Shijo pushimet e fundit të lirisë!
Aktivisti Edison Lika, gjatë protestës së 67-t komentoi fotot që qarkulluan në rrjetet sociale dhe që tregojnë kryeministrin Edi Rama duke lundruar me skaf në Dhërmi. Duke folur para protestuesve, Lika iu drejtua kryeministrit me një mesazh politik, ndërsa deklaroi se protestat do të vijojnë edhe gjatë muajit gusht. “Në ditën e 67 të kësaj proteste kanë qarkulluar disa foto në të cilat shihet ish-kryeministri Rama me një skaf. Nga ky shesh i themi shijo pushimet e fundit në liri. Ky shesh do vazhdojë të jetë plot çdo ditë të këtij gushti sepse pushimet tona janë. Ky objekt që është pas nesh që është objekti I kryeministrisë, nuk ka qenë kurrë më i përfaqësuar se nga ju që jeni në shesh. I drejtohemi SPAK me...
Burimi:
sot.com.al