Muçi tregon respektin ndaj Salasë dhe nuk bën zhurmë, sulmuesi shqiptar i pranon kërkesën “faraonit”

Muçi tregon respektin ndaj Salasë dhe nuk bën zhurmë, sulmuesi shqiptar i pranon kërkesën “faraonit”

Mohamed Salah është lojtari më i ri i Trabzonsporit. Sulmuesi egjiptian ka vendosur të luajë në Turqi pas largimit nga Premier Ligë. Por Salah nuk ka ardhur pa kushte në Trabzon. Lojtari 34-vjeçar dëshironte numrin “10” në fanellë, po të njëjtin që mban në Kombëtaren e Egjiptit. Ernest Muçi ka treguar respektin e tij për figurën e Salasë, duke hequr dorë nga fanella me numrin “10”. Futbollisti shqiptar i ka dorëzuar ish-sulmuesit të Liverpulit numrin e dëshiruar pa krijuar aspak zhurmë dhe polemika. Mbetet për t’u parë se si do të jetë bashkëpunimi i tyre në fushën e lojës./Sport Ekspres/