Trabzonspor nuk mjaftohet vetëm me Salah, objektivi i radhës është një tjetër yll i madh në sulm

Trabzonspor nuk mjaftohet vetëm me Salah, objektivi i radhës është një tjetër yll i madh në sulm

5 Gusht 2026 18:47 Telesport Pas zyrtarizimit të Mohamed Salah, Trabzonspor nuk ka ndërmend të ndalet në merkato dhe objektivi i radhës për klubin turk është Darwin Nunez. Sulmuesi uruguajan është gati të rikthehet në Europë vetëm pas një viti në Arabinë Saudite tek Al-Hilal, ku nuk është se pati një sezon të mirë. Sipas A Spor, Trabzonspor ka nisur kontaktet e para me klubin saudit. Presidenti Ertugrul Dogan tashmë e ka hedhur provën. Ai deklaroi se mund të nënshkruante me çdo yll që dëshironte, një sfidë e drejtpërdrejtë për rivalët kryesor në Turqi, pasi siguroi Salah-un. Ende nuk dihet mënyra e transferimit, nëse do të jetë huazim apo transferim i përhershëm, por Nunez është objektiv konkret për klubin turk.