Pas Ter Stegen, edhe lojtari tjetër i Barcelonës zgjedh Ajax-in për të vazhduar karrierën e tij

Pas Ter Stegen, edhe lojtari tjetër i Barcelonës zgjedh Ajax-in për të vazhduar karrierën e tij

5 Gusht 2026 18:00 Telesport Pas Marc-Andre ter Stegen që u zyrtarizua ditën e djeshme te Ajax, një tjetër futbollist i Barcelonës do të huazohet te klubi holandez. Bëhet fjalë për mbrojtësin e ri, Jofre Torrents, i cili do të huazohet në formë të thjeshtë tek Ajax. Duke qenë se Barcelona do të transferojë në formë përfundimtare Joao Cancelo, si dhe i zakonshmi Alejandro Balde, shanset që një 19-vjeçar si Jofre Torrents të marrë minuta në sezonin e ri janë të pakta. Për këtë arsye, klubi katalanas dhe vetë lojtari kanë rënë dakord për huazimin tek Ajax, ku do të ketë mundësinë të fitojë më shumë përvojë dhe të jetë protagonist. Flick ka shumë besim te Torrents dhe me siguri, ndoshta sezonin e ardhshëm, ndoshta...