E BUJSHME: Osimhen i vetëofrohet gjigantit të La Ligës, por merr përgjigjen e hidhur

E BUJSHME: Osimhen i vetëofrohet gjigantit të La Ligës, por merr përgjigjen e hidhur

5 Gusht 2026 19:24 Telesport Victor Osimhen është padyshim një nga sulmuesit më të mirë në botë për momentin. Sulmuesi nigerian i është vetëofruar së fundit Atletico Madridit, por ka marrë përgjigje negative prej tyre. Sipas El Club de Uria, përfaqësuesit e sulmuesit nigerian ia ofruan klientin e tyre drejtuesve të Atletico Madridit, për një marrëveshje të mundshme prej 75 milionë eurosh. Madje, sipas raportimit në fjalë, Osimhen ka pranuar edhe ulje të rrogës nga ajo që merr aktualisht te Galatasaray, për t’u transferuar në Madrid. Drejtuesit e Atletico Madridit kanë refuzuar, duke qenë të bindur se Julian Alvarez nuk do të largohet këtë verë dhe nuk kanë nevojë për një qendërsulmues tjetër.