Mbrojtja Civile: 7 vatra zjarri ende aktive, luftë me flakët në Dajt, Mallakastër, Elbasan dhe Dropull

Mbrojtja Civile: 7 vatra zjarri ende aktive, luftë me flakët në Dajt, Mallakastër, Elbasan dhe Dropull

Shtatë vatra zjarri vijojnë të jenë aktive në vend, ndërsa situata më problematike mbetet në bashkinë Mallakastër, ku flakët po rrezikojnë të përhapen drejt zonave të banuara. Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, gjatë 10 orëve të fundit janë raportuar gjithsej 14 vatra zjarri, nga të cilat 7 mbeten ende aktive. Në operacionet për izolimin dhe shuarjen e tyre janë angazhuar 29 automjete zjarrfikëse, 246 forca operacionale, 90 efektivë të Forcave të Armatosura, një helikopter dhe një avion “Air Tractor” i Forcës Ajrore. Situata më e vështirë paraqitet në fshatrat Riban dhe Ngraçan, në bashkinë Mallakastër, ku zjarri ka marrë përmasa. Në terren po punojnë forca zjarrfikëse nga disa bashki, 35 forca bashkiake, 40 efektivë të Forcave të Armatosura dhe avioni “Air Tractor”, me qëllim...