‘Klosi s’mund të bëhet shtojcë e Burrelit’/ Mziu në protestë: Centralizimi po shpopullon Shqipërinë

‘Klosi s’mund të bëhet shtojcë e Burrelit’/ Mziu në protestë: Centralizimi po shpopullon Shqipërinë

Deputeti i Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, ka marrë pjesë në protestën e zhvilluar në Klos kundër nismës së qeverisë për riorganizimin territorial dhe shkrirjen e bashkive.Në fjalën e tij para qytetarëve, Mziu kundërshtoi çdo ndryshim që do të çonte në heqjen e Bashkisë së Klosit, duke deklaruar se largimi i institucioneve vendore nga qytetarët sjell dobësim të shërbimeve dhe nxit shpopullimin e zonave.“Klosi nuk mund të kthehet në një shtojcë apo vasale të Burrelit”, deklaroi Mziu, duke theksuar se pushteti vendor duhet të jetë sa më afër qytetarëve.Ai solli si argument potencialin e zonës në bujqësi, turizëm dhe minerale, ndërsa kërkoi më shumë financime për bashkitë dhe jo reduktimin e tyre.Deputeti demokrat theksoi se reforma territoriale duhet të synojë decentralizimin dhe forcimin e njësive vendore,...