Përfundon takimi i dytë Kurti-Abdixhiku, mbyllet sërish pa marrëveshje

Përfundon takimi i dytë Kurti-Abdixhiku, mbyllet sërish pa marrëveshje

Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku KOSOVË- Takimi mes kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, dhe kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka përfunduar pa një marrëveshje mes palëve. Bisedimet u zhvilluan vetëm pak orë përpara seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, e cila është planifikuar të mbahet nesër në orën 10:00. Megjithatë, edhe ky takim nuk solli ndonjë zgjidhje për tejkalimin e ngërçit politik. Në përfundim të takimit, Albin Kurti u shpreh shkurt para mediave, duke konfirmuar se nuk është arritur asnjë dakordësi. “Nuk kemi lajme, përderisa nuk kemi marrëveshje,” deklaroi ai. Deri në këto momente nuk është njoftuar për zhvillimin e një takimi tjetër mes dy liderëve gjatë ditës së sotme, ndërsa mbetet për t'u parë nëse do të ketë lëvizje të...