Nga lojtar i Kombëtares shqiptare në shpërndarës kokaine, fundi i hidhur i futbollistit

Nga lojtar i Kombëtares shqiptare në shpërndarës kokaine, fundi i hidhur i futbollistit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin sportiv shqiptar. Ish-futbollisti i njohur i Superiores dhe ish-lojtari i Kombëtares shqiptare, Olgerd Muka, është arrestuar nga autoritetet franceze në qytetin e Dizhonit, nën akuzën e shpërndarjes dhe tregtimit të lëndëve narkotike, konkretisht kokainë. Sipas raportimeve të mediave franceze, 46-vjeçari ishte mbajtur nën vëzhgim nga policia për më shumë se dhjetë ditë. Operacioni përfundoi me arrestimin e tij në flagrancë, së bashku me një tjetër shtetas shqiptar, teksa dyshohet se po shpërndanin doza kokaine në një park të qytetit të Dizhonit. Gjatë seancës para trupës gjykuese, Muka ka pranuar faktet e paraqitura nga prokuroria dhe ka shpjeguar se u përfshi në këtë aktivitet të paligjshëm për shkak të vështirësive të rënda ekonomike. Ai ka deklaruar se kishte mbetur...