Dhunoi dhe kërcënoi me armë të shoqen, Gjykata e Vlorës lë në burg ‘Visin e Garave’
Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Elvis Kosovën, i njohur edhe si “Visi i Garave”, i cili u arrestua pak ditë më parë në Palasë. 40-vjeçari u vu në pranga pasi kërcënoi dhe dhunoi bashkëshorten e tij, ndërsa gjatë ndërhyrjes në banesë, policia ka gjetur një pistoletë. Po ashtu kontrolle janë ushtruar edhe në banesën e tij në Tiranë, ku u gjetën dhe u sekuestruan dy pako me municion luftarak dhe dy krehra me fishekë. Kush është Elvis Kosova? Elvis Kosova, i njohur edhe si “Visi i garave” është një emër i njohur për autoritetet. Në verën e vitit 2025, atij iu vendos një sasi lënde plasëse në portën hyrëse të garazhit të tij në zonën e “Liqenit të...
Burimi:
gijotina.com