Pa marrëveshje Kurti-Abdixhiku/Seanca konstituive mbahet nesër, negociatat mbeten të hapura
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës nuk kanë arritur as në takimin e radhës një marrëveshje për formimin e institucioneve të reja. Albin Kurti dhe Lumir Abdixhiku u takuan pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të LDK-së, por bisedimet përfunduan pa rezultat konkret. Pas takimit, Kurti u shpreh se nuk ka lajme për sa kohë nuk ka marrëveshje, duke shtuar se palët do të flasin vetëm kur të arrijnë një dakordësi. Ky ishte takimi i dytë mes dy liderëve brenda dy ditësh, ndërsa edhe bisedimet e mëparshme nuk sollën një zgjidhje politike. Megjithatë, negociatat mbeten të hapura dhe kontaktet mes dy partive pritet të vijojnë. Ndërkohë, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, nuk bëri asnjë deklaratë për mediat pas përfundimit të takimit. Në mungesë të një...
Burimi:
javanews.al