Komiteti Ekzekutiv miraton shpërndarjen e re të orareve të ndeshjeve në Abissnet Superiore dhe Kategorinë e Parë

Komiteti Ekzekutiv miraton shpërndarjen e re të orareve të ndeshjeve në Abissnet Superiore dhe Kategorinë e Parë

Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar sot propozimin për shpërndarjen e re të orareve të zhvillimit të ndeshjeve në kampionatet “Abissnet Superiore” dhe Kategoria e Parë, një vendim që do të hyjë në fuqi duke nisur nga sezoni sportiv 2026–2027. Ky vendim është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme të FSHF-së për të përmirësuar organizimin e garave kombëtare, duke krijuar një strukturë më funksionale të kalendarit të ndeshjeve dhe duke garantuar njëkohësisht përshtatshmërinë me kërkesat e transmetimeve televizive. Vendimi është hartuar nga Departamenti i Garave, në bashkëpunim me Komisionin e Ligave dhe Garave, pas konsultimeve me drejtuesit sportivë të klubeve të “Abissnet Superiore” dhe Kategorisë së Parë. Sipas rregullores së miratuar, duke filluar nga sezoni 2026–2027, ndeshjet e kampionateve profesioniste do të zhvillohen...