Berat Gjimshiti largohet pas 9 sezonesh nga Italia, surprizon me skuadrën e re
Kapiteni i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, i ka dhënë fund pas 9 vitesh karrierës së tij në Itali, për ta vijuar atë në një tjetër kampionat. Bëhet me dije se Gjimshiti është larguar nga Atalanta dhe se szonin e ardhshëm do të luajë për skuadrën arabe të sapongjitur në elitë, AL Diriyah. Gjimshitin e pret një kontratë dy vjeçare, ndërsa Atalanta do të përfitojë 3 milionë euro nga lëvizja. “Al Diriyah FC arrin një marrëveshje verbale për të nënshkruar me Berat Gjimshitin nga Atalanta. Dëmshpërblimi është 3 milionë euro, kontrata deri në qershor 2028 për qendërmbrojtësin, konfirmojnë burime saudite”, shkruan Fabrizio Romano. Kujtojmë se me fanellën e Atalantës Gjimshiti fitoi Europa League, duke ngritur trofeun si kapiten i klubit.
Burimi:
vizionplus.tv