Shqipëria sfidon Izraelin në epokën Maran, sonte testi i parë për trajnerin e ri

Shqipëria sfidon Izraelin në epokën Maran, sonte testi i parë për trajnerin e ri

Ndoshta ka ardhur momenti që ta ndërpresim serinë e zezë. Shqipëria nuk ka bilanc pozitiv ndaj Izraelit, me gjithçka që ka marrë për keq 8 vitet e fundit, dha ja ku kemi një rast për të bërë kthesën. Kombëtarja jonë njeh tri humbje radhazi me ekipin hebraik, 0-2, 1-2 e sërish 1-2 që nga 2018-ta, dhe mundësia nuk duket e keqe për të arritur një sukses në miqësoren që nis sonte në orën 20:00. Do të luhet në “Arenën Air Albania”, dhe do të jetë edhe debutimi në stol I trajnerit të ri, Rolando Maran. Tekniku italian ka punuar vetëm dy ditë me lojtarët, dhe padyshim që nuk ka arritur ta njohë aq mirë skuadrën. Nuk dihet aspak se cili do të jetë formacioni I...