Shqipëria mori një pikë ndaj Çekisë, nisje e mbarë në eliminatoret e Botërorit
Kombëtarja e vajzave siguroi një barazim të rëndësishëm 1-1 në transfertë ndaj Çekisë, të premten e kaluar, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës “Brazil 2027”. Takimi i zhvilluar pasditen e sotme në stadiumin “FK Viktoria” në Pragë ishte i luftuar dhe me ritëm të lartë, ndërsa vajzat kuqezi treguan karakter dhe reagim të fortë pas disavantazhit. Golin e barazimit për skuadrën e drejtuar nga trajneri Armir Grima e realizoi Vanesa Levendi, duke i dhënë Shqipërisë një pikë të merituar në këtë transfertë. Pjesa e parë u karakterizua nga një lojë e kujdesshme nga të dyja skuadrat. Çekia pati më shumë kontroll të topit dhe u afrua disa herë pranë zonës sonë, por mbrojtja kuqezi u tregua e organizuar dhe e vendosur,...
Burimi:
sot.com.al