‘Shitja’ e Kupës së Botës/ Infantino dhe FIFA tërhiqen: Plani anulohet, krijoi shumë përçarje

‘Shitja’ e Kupës së Botës/ Infantino dhe FIFA tërhiqen: Plani anulohet, krijoi shumë përçarje

“Pasi dëgjuam me kujdes të gjitha qëndrimet, u bë e qartë se ky projekt ka krijuar përçarje të tilla, saqë pavarësisht nivelit të mbështetjes, ai nuk i shërben më objektivit për të cilin u propozua. Qëllimi ynë ka qenë gjithmonë. dhe do të mbetet gjithmonë, të bashkojmë dhe të përmirësojmë. Për këtë arsye, kjo nismë nuk do të çojë më përpara.” Me këtë deklaratë zyrtare, FIFA ka hequr dorë nga plani për t’ua shitur fondeve private të drejtat e Kupës së Botës, përmes krijimit të një kompanie të re të kontrolluar që do të administronte të drejtat tregtare të turneut. Kjo ide shkaktoi reagime të forta në botën e futbollit dhe më gjerë. Ajo hapi një përplasje të drejtpërdrejtë me UEFA-n, e cila ishte gati...