Zyrtare/ Italiano e mbyll me Bologna-n, por Napoli tani do Allegrin
Napoli është shumë pranë zgjedhjes së trajnerit të ri pas largimit të Antonio Contes, ndërsa gara për pankinën e kampionëve të Italisë duket se po shkon drejt një finaleje dramatike mes Massimiliano Allegrit dhe Vincenzo Italianos. Në ditët e fundit, Italiano ishte konsideruar favorit absolut për të marrë drejtimin e skuadrës napolitane, sidomos pas kontakteve intensive mes presidentit Aurelio De Laurentiis dhe rrethit të trajnerit të Bologna-s. Megjithatë, situata ka ndryshuar sërish dhe Allegri ka rikthyer avantazhin në sprintin final. Sipas mediave italiane, Napoli po negocion intensivisht me ish-trajnerin e Juventusit dhe Milanit për një marrëveshje dyvjeçare me opsion rinovimi. De Laurentiis synon të mbyllë gjithçka përpara nisjes së tij drejt Shteteve të Bashkuara javën e ardhshme. Raportohet se presidenti i Napolit nuk e ka...
Burimi:
top-channel.tv