Trazirat në derbin e Torinos/ Arrestohen 8 tifozë të Juventusit, një ende në gjendje kritike për jetën
Tetë tifozë të Juventusit janë arrestuar nga policia pas incidenteve të dhunshme që shpërthyen gjatë derbit të Torinos. Sipas mediave italiane, tre prej tyre u kapën në flagrancë, ndërsa pesë të tjerë u identifikuan dhe u ndaluan falë analizës së pamjeve të siguruara nga dronët e policisë. Të arrestuarit akuzohen, në nivele të ndryshme përgjegjësie, për rezistencë ndaj forcave të rendit, hedhje të sendeve të rrezikshme dhe posedim të fishekzjarrëve gjatë aktivitetit sportiv. Autoritetet në Torino kanë marrë gjithashtu masa shtesë, ku shefi i policisë ka lëshuar 11 urdhra ndalimi për tifozë të përfshirë në incidentet e derbit. Gjatë përleshjeve mbetën të plagosur edhe gjashtë efektivë policie. Ndërkohë, Prokuroria e Torinos ka nisur hetime për plagosje të rëndë pas dëmtimit serioz të tifozit të Juventusit,...
Burimi:
top-channel.tv