Skandali me arbitrat në Itali, Inzaghi flet hapur: Thonë se u favorizuam, por ne humbëm gjithçka në atë sezon

Skandali me arbitrat në Itali, Inzaghi flet hapur: Thonë se u favorizuam, por ne humbëm gjithçka në atë sezon

Në Itali vijon të gëlojnë lajmet se Interi është favorizuar nga gjyqtarët në sezonin 2024-2025, pas skandalit që prokuroria ka zbuluar në lidhje me dizenjatorin e arbitrave, Gianluca Rocchi. Por ish-trajneri zikaltër, Simone Inzaghi, nuk është dakord. Aktualisht në Arabinë Saudite me Al Hilal, ai sqaroi qëndrimin e tij në një intervistë me “La Gazzetta dello Sport” në lidhje me hetimin që ka përfshirë botën e gjyqtarëve. Akuzat kundër ish-dizenjatorit të gjyqtarëve të AIA-s, Gianluca Rocchi, flasin për “gjyqtarë të favorizuar nga Interi” dhe përcaktime “të fiksuara” ose “të hijezuara”, që i sjellin dobi klubit. “Hetimi më tronditi. Interi humbi disa pikë në sezonin e kaluar për shkak të gabimeve të arbitrit. Kampionatin, Superkupën… Është e habitshme të përfshihesh në një histori në të cilën...