Monza rikthehet në Serie A! Fininvest uron dhe jep lajmin e papritur: Kujtuam Berlusconin, tani po ikim…
Monza ka siguruar rikthimin në Serie A pas vetëm një viti “purgator” në kategorinë e dytë, pas një finaleje dramatike në play-off-in e Serie B. Edhe pse pësuan një humbje 2-0 në ndeshjen e kthimit në shtëpi kundër Catanzaros së Alberto Aquilanit (gola nga Jack 39′ dhe Frosinini 78′), djemtë e trajnerit Bianco arritën të festojnë. Ndeshja e parë kishte përfunduar 2-0 në favor të Monzas, duke e çuar rezultatin e përgjithshëm agregate në barazim 2-2, por brianzolët u promovuan në elitë falë renditjes më të mirë në kampionatin e rregullt (ku përfunduan në vendin e tretë). Monza i bashkohet kështu Venezias dhe Frosinones si skuadrat e reja të rreshtuara në Serie A. Ky sukses i madh ka sjellë edhe një reagim zyrtar e mjaft...
Burimi:
top-channel.tv