Milani në kërkim të zëvendësuesit të Tares, një tjetër gjerman del në skenë pas Ralf Rangnick
Milani po përballet me një rindërtim të ngadaltë dhe të vështirë pas largimit të drejtorit sportiv Igli Tare. Menaxhmenti i klubit kuqezinj po analizon CV-të e ndryshme për të krijuar një ekip drejtuesish që do të rigjallërojë Rossonerët. Një nga kandidatët kryesorë për postin e drejtorit sportiv është gjermani Devin Ozek, 31-vjeçar, i cili u largua së fundmi nga Fenerbahçe. I lindur në vitin 1995, Ozek ka një përvojë të pasur ndërkombëtare, duke filluar karrierën si futbollist në ligat e ulëta gjermane dhe më pas duke u përfshirë në menaxhimin sportiv. Në vitin 2021, ai iu bashkua Bayer Leverkusen si skaut dhe më pas si ndihmës i drejtorit sportiv Simon Rolfes, duke ndihmuar në ndërtimin e ekipit që fitoi Bundesligën dhe arriti në finalen e...
Burimi:
top-channel.tv