Milan mbetet jashtë Championsit, Allegri i zhgënjyer: Gabova, duhen bërë vlerësime me kthjelltësi
Skenari më i pamundur për t’u imagjinuar deri përpara pak javësh u bë realitet për Milanin, klubi kuqezi kaloi nga lufta për titullin te Europa League. Humbja në shtëpi kundër Cagliarit dhemb shumë sepse e lë Milanin jashtë Ligës së Kampioneve sezonin e ardhshëm dhe padyshim që Massimiliano Allegri është i trishtuar. Duke bërë llogaritë, Milanit do t’i mjaftonte edhe një barazimi duke qenë se derbi Torino-Juventus u mbyll 2-2. ‘Për fat të keq rezultati nuk mund të ndryshohet më. Kur humbet 5 ndeshje në shtëpi siç bëmë ne, 4 nga të cilat në fazën e dytë, e meriton këtë pozicion-tha Allegri pas përfundimit të ndeshjes-sonte pas avantazhit 1-0 u shkrimë pak se menduam se e morëm rezultatin që donim, u mbrojtëm keq dhe i...
Burimi:
top-channel.tv